BASHKIMIT I LARGOHET LOJTARI QË PERFORMOI MË SË MIRI NË SUPERKUPË!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit ka mbetur pa njërin prej lojtarëve të huaj që e transferoi gjatë merkatos verore.
AsistiOnline.com ka mësuar se nga portokallinjët është larguar aloja, Richaud Gittens.
Basketbollisti amerikan zhvilloi vetëm një ndeshje zyrtare me fanelën e Bashkimit në Superkupën e Kosovës dhe ishte individi më i dalluar me 27 pikë, 3 kërcime e 1 vjedhje topi.
Gittens ka lënë Bashkimin për një skuadër gjermane që luan në liga regjionale (Barmer 2), por si duket oferta financiare e ka joshur për të ndërruar ambient.
Bashkimi pritet ta zëvendësojë të larguarin drejt Gjermanisë me një lojtar tjetër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.