Basketboll

EKSKLUZIVE: DRITA BËN GODITJEN E PARË TË MERKATOS NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Dritës që sivjet u inkuadra në Superligën e Kosovës, më në fund e ka nisur me transfere për edicionin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se gjilanasit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me fundorin amerikan, Marcus Myers.

25 vjeçari nga SHBA-ja, është i gjatë 185 centimetra dhe skuadra e tij e fundit ka qenë ”Erebuni” nga elita e Armenisë tek të cilët kishte luajtur me mesatare, 25.2 pikë, 6 kërcime e 5.6 asiste për ndeshje.

Vlen të ceket se po i njejti lojtar në edicionin 2019/20 kishte arritur marrëveshje për të qenë pjesë e Ponte Prizrenit, por me shpërthimin e pandemisë covid-19, ai nuk u paraqit në asnjë ndeshje për bardhezinjët.

Në llogarinë e tij zyrtare, Myers e ka falenderuar ish-trajnerin e tij, Arbnor Rifati që i ka propozuar ligën e Kosovës si një mundësi për të vazhduar karrierën e tij.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.