Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-dyshja e Sigal Prishtinës në edicionin e fundit, Nigel Johnson dhe Seth Leday janë bashkuar në të njejtin ekip për edicionin e ri të garave.
Në fakt, Nigel Johnson ishte transferuar te skuadra në fjalë qysh para dy muajve, derisa para pak ditëve edhe shoku i tij te Prishtina, Leday ka nënshkruajtur me ekipin e njejtë.
Bëhet fjalë për skuadrën hungareze, ”Hubner” në të cilën do të luajnë fundori dhe aloja që stinorin e kaluar performuan me Prishtinën.
Leday në 18 ndeshje me Prishtinën ishte paraqitur me mesatare, 10.4 pikë, 5.8 kërcime e 1.6 asiste për ndeshje.
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2021/06/30/ish-fundori-i-pejes-dhe-prishtines-nenshkruan-ne-eliten-hungareze/
/AsistiOnline.com/



