Basketboll

PEJA KËTË STINOR ME 5 TË HUAJ NË ROSTER!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pjesëmarrja në shumë kompeticione garimi, ka bërë që drejtuesit e skuadrës së Pejës të mendojnë për sa më shumë transfere të huaja në këtë edicion.

Drejtori sportiv i verdhezinjëve, Arbër Elshani në një prononcim për AsistinOnline ka treguar se në këtë stinor klubi ka vendosur të regjistrojë 5 lojtarë të huaj.

”Ne së fundmi jemi përforcuar fuqishëm edhe me dy lojtarë të tjerë të huaj të cilët janë super-cilësorë për ta shtuar në pesë numrin e tyre. E kemi larguar Matt Neufeldin dhe tashmë do ti mbajmë 5 të huaj në roster sipas nevojës. Kemi nevojë të kemi roster të zgjeruar për shkak se luajmë në tri kompeticione”, tha Elshani.

Peja sivjet luan në garat vendore, por edhe në Ligën Ballkanike dhe atë Unike dhe aktualisht nga të huajt i ka në roster, Erdem Ilterin, Henrik Shirkon e Daniel Lekndreajn.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.