Basketboll

SKUADRAT KOSOVARE ME PËRGATITJET FINALE, PAK DITË PARA FILLIMIT TË SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri te fillimi i sezonit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadrat kosovare po vazhdojnë me përgatitje.

Një verë e nxehtë dhe me përplotë transfere në afatin kalimtar e përshkoi basketbollin e Kosovës me skuadrat elitare që janë përforcuar dukshëm dhe paralajmërim se na pret edhe një edicion interesant e me plotë befasi.

Ditën e mërkurë të javës që po vjen, pritet të fillojë stinori i ri në Superligën e Kosovës me një xhiro mjaftë interesante.

Të tetë skuadrat tashmë kanë hyrë në fazën finale të përgatitjeve dhe besojnë se ky edicion do të jetë me fat për to, falë afrimeve cilësore që i kanë kryer në verë.

Xhiro e parë e Superligës – 15/16 shtator 2021:

Trepça – Ylli

Prizreni 16 – Rahoveci

Drita – Prishtina

Peja – Bashkimi

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.