Basketboll

BASHKIMI KOMPLETON ROSTERIN ME TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka zyrtarizuar transferin e fundit të huaj në merkaton e verës.

Portokallinjët kanë shtuar në roster fundorin amerikan, Avi Toomer.

Toomer luan në pozitën 2 dhe është 191 cm i gjatë. Ai ka luajtur në NCAA me kolegjin ”Bucknell Bison” për katër vite rresht, ndërsa kjo do të jetë aventuara e tij e parë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Në rast të kompletimit të dokumentacionit me kohë, Toomer dhe përforcimi tjetër i ri, Kazarnovski, do të jenë të gatshëm qysh për ndeshjen e parë kampionale që Bashkimi do ta zhvillojë të enjtën kundër Pejës.

Toomer ta zëvendësojë amerikanin tjetër, Richaud Gittens, i cili tashmë është larguar nga skuadra e Bashkimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.