Under Header

spot_img

BASHKIMI PREZANTON QENDRËN ME PËRVOJË TË MADHE EVROPIANE

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka prezantuar transferin e tretë të huaj për këtë edicion.

Prizrenasit kanë njoftuar pak çaste më parë se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e fuqishme, Anton Kazarnovski.

Ruso-izraeliti është i gjatë 206 centimetra dhe në stinorin e fundit u paraqit te skuadra maqedonade e Euro Nickelit me të cilët në 11 ndeshje ka pasur mesatare prej, 10.7 pikëve, 5.7 kërcimeve e 2.2 asisteve për ndeshje.

36 vjeçari gjatë karrierës së tij, ka luajtur për skuadrat si Maccabi Tel Aviv, Galil Gilboa, Hapoel Eilat nga Izraeli, pastaj Giessen 46ers dhe Karlsruhe nga Gjermania, CSU Asesoft Ploiesti dhe BCM U Pitesti nga Rumania, AS Apollon nga Greqia, si dhe për skuadrat Karpos Sokoli, Blokotehna, Pelister dhe Euro Nickel nga Maqedonia.

Kazarnovski ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U-16, U-18, U-20 dhe U-21 të përfaqësueses së Izraelit.

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme