Basketboll

EKSKLUZIVE: PEJA GJEN ZËVENDËSIN E SHOSHIT, TRANSFERON QENDRËN E MACCABIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit të Lis Shoshit, skuadra e Pejës e ka gjetur shpejtë si duket zëvendësin e tij.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se pejanët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e fuqishme amerikane, Jyles Smith.

Qendra 206 centimetërshe që pritet të zyrtarizohet shpejtë te Peja në edicionin e fundit është paraqitur me skuadrën nga elita izraelite, Maccabi Hasharon.

Përpos skuadrës izraelite, Smith ka përvojë edhe në liga të shteteve sikurse, Bullgaria (Levski), Danimarkë, Portugali, Rumani e Suedi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.