PRISHTINA E FILLON STINORIN ME FITORE TË THELLË NDAJ DRITËS DEBUTANTE
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës e zhvilluar në kryeqytet, ka nisur edhe zyrtarisht stinori i ri në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Ekipi i Sigal Prishtinës ka arritur të mposht atë të Dritës që sivjet u promovua në elitë me rezultat tepër të thellë dhe me plotë 68 pikë diferencë, 56-124.
Ishte kjo një sfidë e kontrolluar totalisht nga Prishtina që nga minuti i parë e deri në atë të fundit dhe te Drita u pa qartë mungesa e transfereve e kjo fitore me plotë meritë i takoi Prishtinës.
Gjashtë lojtarë arritën pikë dyshifrore në këtë triumf të thellë të Prishtinës, Don Polloshka(27), Lejson Zeqiri(20), Muhamedali Janjeva(16), Meriton Ismaili(14), Nikolas Tomsick(12), Jan Palokaj(11).
Te Drita sonte lojë të mirë shfaqën, Arian Mehmeti me 19 pikë e Laurant Ibrahimi me 11 pikë.
Në xhiron e dytë, Prishtina e pret Pejën e Drita i shkon Rahovecit.
Nesër dhe pasnesër zhvillohen tri takimet e rradhës së xhiros së parë në Superligën e Kosovës që startoi sot.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.