EKSKLUZIVE: PEJA BOMBARDON EDHE ME NJË ALO-QENDËR NGA SPANJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës vazhdon të përforcohet me lojtarë të huaj para edicionit të ri të garave.
Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, verdhezinjët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën amerikane, Stephen Maxwell.
28 vjeçari i lindur në Los Angeles është i gjatë 2.01 centimetra dhe luan në pozitën 4.
Maxwell vije te Peja pas përvojës dy vjeçare në Ligën e parë të Spanjës me ”Almansan” tek i cili ekip në stinorin e fundit luajti me mesatare, 11.5 pikë e 4.8 kërcime për ndeshje.
Përpos Spanjës, aloja amerikane ka përvojë edhe në Kanada me Londonin, Izrael me Galil Elyonin, në Finlandë me Karhun dhe Portugali me Imortalin.
Maxwell ka fituar titullin e kampionit të FInlandës me Karhun në vitin 2018, është shpallur rookie of the year më 2016 në Kanada dhe ka çmime të tjera ekipore dhe individuale.
AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se merkato te Peja ende nuk ka mbaruar dhe pritet edhe një bombë tjetër nga ta.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.