KOLJEVIQ E FELLS PËR FITOREN STARTUESE TË PRIZRENIT NDAJ RAHOVECIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 e ka nisur me fitore të ëmbël edicionin e ri në Art Motion Superligën e Kosovës në Basketboll.
Prizrenasit që sonte luajtën në Therandë në mungesë të palestrës në Prizren, triumfuan ndaj Rahovecit me rezultat 106-96, në një sfidë tepër interesante.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër e ngushtë, pothuajse nga fillimi e deri në fund me Rahovecin që fitoi çerekun e parë 29-30, derisa i dyti u mbyll baraz 31-31 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 60-61 në favorin e ‘vreshtarëve’.
Në pjesën e dytë, Prizreni e nisi furishëm duke fituar çerekun e tretë 22-10 dhe u shkëput në rezultat e në periudhën e fundit, Rahoveci tentoi maksimalisht rikthimin por vendasit nuk lejuan edhe pse e humbën periodën e fundit minimalisht(24-25).
Ivan Koljeviq dhe Courtney Fells shkëlqyen sonte në fitoren e prizrenasve, Koljeviq ishte afër shifrave magjike triple-double, 31 pikë, 12 asiste e 8 kërcime. Derisa, Fells shtoi 29 pikë e 11 kërcime dhe këta të dy u ndihmuan edhe nga Urim Zenelaj me 15 pikë e Arti Hajdari me 13 sosh.
Te Rahoveci nuk ishin të mjaftueshme për triumf, 33 pikët e Eric Davis Jr, 27 të Nick Banyardit, 17 të Milik Yarbroughit e 14 të Altin Morinës. Derisa banka rezervë e ‘vreshtarëve’ sonte çuditërisht nuk realizoi asnjë pikë të vetme.
Në xhiron e dytë, Prizreni 16 i shkon Trepçës e Rahoveci e pret Dritën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.