PENZA ZYRTARIZON PËRFORCIMIN E DYTË TË HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës është përforcuar sot me lojtaren e dytë të huaj.
Klubi pejan ka njoftuar çaste më parë për nënshkrimin me lojtaren amerikane, Cheah Rael-Whitsitt.
Whitsitt është e gjatë 180 centimetra dhe luan në pozitat 3/4.
Lojtarja në fjalë te Penza vije nga kolegji amerikan në NCAA1, ”Texas A&M University” me të cilët kishte mesatare, 1.5 pikë e 3.5 kërcime për ndeshje.
Të kujtojmë se ekipi i Penzës ditë më parë e vuri në krye të ekipit pejan, teknikun Bujar Loci dhe afroi lojtaren amerikane, Briana Williams dhe vendoret Jeta Zeka, Sihana Ramoja e Gresa Berisha.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.