RAHOVECI ARRIN FITOREN E PARË TË STINORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka arritur fitoren e parë të stinorit në Art Motion Superligë.
Edhe pse me disa mungesa, ‘vreshtarët’ kanë triumfuar në xhiron e dytë të elitës ndaj Dritës me rezultat tejet të thellë 99-73.
Ndeshja në pjesën e parë ishte pak më interesante me Dritën që rezistoi deri diku, por që më pas ‘vreshtarët’ ndezën motorët dhe triumfuan pa ndonjë telashe.
Kontribuesit kryesorë në fitoren e ‘vreshtarëve’ sonte ishin amerikanët, Nick Banyard me 26 pikë e 15 kërcime, Milik Yarbrough me 24 pikë e 13 kërcime, Eric Davis Jr që shtoi 15 pikë, Visar Ejupi 13 e Fisnik Rugova 11 sosh.
Te Drita tre lojtarë arritën pikë dyshifrore, Marcus Myers(13), Bardh Jakupi(21) e Qëndrim Demi(15).
Në xhiron e rradhës, Rahoveci i shkon Pejës e Drita luan me Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.