BASHKIMI TRIUMFON NDAJ KAMPIONIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi ka arritur fitore të madhe në xhiron e dytë të Art Motion Superligës.
Ekipi nga Prizreni triumfoi në udhëtim te Bashkimi me rezultat final 55-60.
Sfida nisi me shumë baraspeshë me dy skuadrat qëmbyllën çerekun e parë 13-13, derisa çereku i dytë i takoi bindshëm Bashkimit 8-17 dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 21-30 në të mirë të prizrenasve.
Në pjesën e dytë, Ylli e nisi më mirë duke fituar çerekun e tretë 21-17, derisa periudha e fundit u mbyll poashtu baraz 13-13, por kjo nuk mjaftoi që Ylli të fitojë dhe prizrenasit në fund triumfuan me meritë.
Te Bashkimi në fitore, Immanuel King shënoi 16 pikë, Valon Bunjaku 15, si dhe Avi Toomer e Anton Kazarnovski që shtuan nga 12 pikë.
Asnjë lojtarë nuk arriti pikë dyshifrore në disfatën e Yllit sonte, derisa Kastrati e Randolph i shënuan nga 9 pikë e Martin shtoi 8 sosh.
Në xhiron e tretë, Bahskimi luan ndaj Sigal Prishtinës e Ylli ndaj Prizrenit 16.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.