EKSKLUZIVE: KBF BASHKIMI NDËRRON PISTË, ARRIN MARRËVESHJE ME TRAJNERIN TURK
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadrës së Bashkimit në konkurencën e femrave i ka dështuar afrimi i trajnerit grek, Antonios Doukas.
Ish-selektori i Kombëtares së Shqipërisë nuk do të vije te Bashkimi, për shkak të disa telasheve familjare dhe siç ka mësuar AsistiOnline ai kishte kërkuar nga drejtuesit e ekipit prizrenas që ta presin deri në tetor, po ata nuk e kanë mirëkuptuar me arsyetimin se ju duhet një drejtues i ekipit menjëherë.
AsistiOnline.com ka mësuar poashtu ekskluzivisht se portokallinjët tashmë kanë gjetur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit dhe bëhet fjalë për turkun, Tolga Esenci.
Trajneri turk, Tolga Esenci që shpejtë pritet të zyrtarizohet nga skuadra e Bashkimit ka një karrierë tejet të bujshme pas vetes, pasiqë ka punuar si asistent i parë tek gjiganti i basketbollit turk dhe evropian, Fenerbahçe për femra.
Përvojën e tij të parë si trajner kryesor e ka në vitin 2006 në Ligën e Parë të basketbollit Turk me ”Istanbul Teknik University”, derisa përvoja e tij e fundit ka qenë skuadra e madhe e basketbollit turk, Fenerbahçe. Por ka udhëhequr edhe disa grupmosha të reja të Turqisë. Të gjitha përvoja e tij si trajner janë te femrat dhe kjo do jetë një plus shtesë për vashat e Bashkimit.
Esenci ka një mori trofe të fituar në aspektin ekipor, kryesisht me Fenerbahçen. Ai pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet edhe nga skuadra e Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.