PAS DY XHIROVE TË PARA, KJO SKUADËR I PRIN TABELËS NË ART MOTION SUPERLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që lamë pas u zhvillua edhe xhiro e dytë e Art Motion Superligës së Kosovës në Basketboll te meshkujt.
Ndeshje interesante u zhvilluan dhe rezultate befasuese në disa prej ndeshjeve u arritën.
Të shtunën u zhvilluan dy ndeshje, ku Rahoveci arriti fitoren e parë duke mposhtur Dritën dhe duke e lënë pa fitore sivjet. Derisa, Peja mposhti Prishtinën në kryeqytet, duke vazhduar me fitore e kryeqytetasit u njoftuan me humbje.
Në dy ndeshjet e fundit që u zhvilluan të dielën, Trepça vazhdoi me fitore në derbin e xhiros duke triumfuar ndaj Prizrenit 16 e këta të fundit u njoftuan me humbje. Dhe në duelin e fundit të xhiros, Bashkimi e befasoi kampionin aktual duke e mposhtur dhe duke e lënë ende pa fitore sivjet.
Pas xhiros së parë, Peja i prin renditjes tabelare në vendin e parë e pasuar nga Trepça që poashtu nuk di për humbje, por pejanët kanë koshaverazh më të mirë.
Në vendin e tretë gjendet Sigal Prishtina e pasuar nga Rahoveci, Prizreni 16 e Bashkimi si të fundit mbeten skuadrat e Yllit dhe Dritës që janë të vetmet pa fitore sivjet.
Xhiro e tretë e Art Motion Superligës luhet në fundjavë me 25 e 26 shtator.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.