Basketboll

PRIZRENI 16 LËSHON KOMUNIKATË ZYRTARE PAS VENDIMEVE TË FBK-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas vendimeve të FBK-së për incidentin në Mitrovicë në duelin mes Trepçës dhe Prizrenit 16, ka reaguar kjo e fundit.

Skuadra prizrenase ka lëshuar komunikatë për media, ku është befasuar me dënimet e marra dhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa masave të tjera.

Në vijim ju sjellim komunikatën e Prizrenit 16 të plotë dhe pa ndërhyrje:

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit drejtues, klubi basketbollit Prizreni – 16 del me këtë :
K O M U N I K A T Ë

– Jemi të indinjuar dhe të befasuar me vendimet e Komesarit të garave , i cili në mënyrë arbitrare tregoj jo profesionalizëm, mos përfillje të rregullave dhe Propozicioneve të garave duke u atribuar si standarde të FIBA-s, ku lëshime në vendime kishte mjaft, madje kemi disa krahasime me vendimet që ishin bërë ndaj nesh 3 muaj më parë, e disa nga këto janë:

1. Mos lejimi i ankesës për dy skuadrat, gjë që na jep të nënkuptojmë se vendimi është i pa thyeshëm.
2. Dënimi i lojtarëve nga 1 ndeshje për rrahje dhe 600€ vlen për t’u dëshiruar. Kjo qon një mesazh që rrahja mes lojtarëve nuk është aq tragjike.

3. Regjistrimi i ndeshjes me rezultat si përfundoj është poashtu shkelje e Propozicioneve të garave, ku në rregullore thuhet se: ekipa nikoqire duhet të siguroj ekipën mike dhe personat zyrtarë, para – gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes që nënkupton që i gjithë procesi është interval i lojës.
Arsyetimi I komesarit të garave është se ndeshja ka përfunduar, dhe në fakt formalisht ka qenë e kryer, por përfundimi përfundimtarë është kur gjyqtarët e nënshkruajnë protokolin zyrtarë të ndeshjes gjë që nuk ndodhi pasi gjyqtarët ishin në gjysmë të terenit.
Ne keni kontaktuar edhe persona brenda Fiba -Europe, ku në rekomandimin e tyre thuhet se çdo rrahje që ndodh para nënshkrimit të protokolit nga publiku ka vlerën e njejtë sikurse të ishte në interval gjatë ndeshjes.
Skuadra jonë asnjëherë nuk dëshiron të fitoj ndeshje në tavolinë, në të kundërtën atë e dëshirojmë në parket ta bëjmë. Por Komesari i garave duhet veproj sikur veproj para 3 muajsh.
4. Mungesa e transparecës së TV e cila transmetoj ndeshjen , ku nga ato xhirime të dërguara nuk mund të shihet shumë thuja asgjë. Momentin e sulmit kamera për konçidencë largon xhirimin.
Ne konkludojmë që kjo nuk i shërben sportit pikë së pari, fitoret e humbjet në tavolinë gjithsesi, por duhet skuadrat të pajtohen me realitetin. Ne u eliminuam nga playoffi, patëm rivalitet me KB PEJËN kuptimin sportiv dhe pas incidentit dënuam dhunën, kërkuam falje publike dhe shkëmbyem e-maila pajtimi me zyrtarët e Pejës.
Ne jemi klub që sportin e defilojmë si pasion, dëshirë, konkurencë e kulturë ku prap nuk hezitojmë të urojmë kundërshtarin për fitoren e merituar pas një superndeshje, por jo atë qka ndodhi pas ndeshjes.
Ju njoftojmë publikisht se juristët e klubit janë duke e përpliuar raportin dhe si të tillë do njoftojmë gjithë organet e FIBA-s për rastin dhe vendimin e shkallës së parë që është bërë nga Komesari i garave.
Dhe të konfirmohet se ndeshja është e kryer vetëm atëherë kur protokoli i ndeshjes nënshkruhet 20 min pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarëve në ndeshje.
Jemi të obliguar të japim sqarim të gjithë opinionit ngase interpretime të gabuara mund t’i jep ose mendoj opinioni dhe kjo është obligim ynë që të jemi transparent në çdo mënyrë.
Shpresojmë që ky rast të jetë i fundit, pasi i jep hijeshi dhe imazh të keq sportit që ne e duam më së shumti basketbollit dhe në mënyrë direkte apo indirekte mund të na demtoj me tëreheqje të invesitorëve , resurveve njerëzore dhe të jemi nën hije të Fiba-s edhe ne edhe FBK-ja.
Prizren 21.09.2021, BORDI I KB PRIZRENI -16

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.