SI SHKOJ XHIROJA DEBUTUESE E STINORIT TË RI NË ART MOTION SUPERLIGË? [VIDEO]
Prishtinë(AsistiOnline) – Në vazhdim ju sjellim pjesën e dytë të ASITIT 462 dhe se për çfarë bëhet fjalë, ndiqeni pjesën si vijon më poshtë…
AGONI
Urime Prizrenit 16 për trofeun e merituar i cili në një mënyrë është edhe shpërblim për mundin dhe investimet e bëra viteve të fundit nga skuadra bardh e zi e Prizrenit, skuadër kjo e cila së bashku me Golden Eagle Yllin i cili fitoi dy trofe edicionin e kaluar, Ligën Unike dhe titullin kampion të Kosovës, si dhe Rahovecin, sollën hijeshi dhe bukuri në basketbollin kosovar duke e ngritur në maksimum kualitetin dhe dramën e kampionatit të Kosovës në basketboll
ULPIANA
Pa dyshim se edicioni i kaluar i Superligës ka qenë më i bukuri dhe më interesanti në 15 vitet e fundit dhe këto tri skuadra: Ylli, Prizreni dhe Rahoveci me punën e bërë, investimet dhe ngritjen e kualitetit kanë motivuar edhe skuadrat e dikur Katërshes së Madhe që të organizohen shumë më mirë, të investojnë dhe kampionatin e Kosovës ta marrin shumë më seriozisht.
AGONI
Nuk ka dyshim se kjo që po e thotë Ulpiana është e vërtet sepse edicioni i kaluar ishte kampionat ku skuadrat e mëdha dhe ish kampione të Kosovës, luftuan për mbijetesë deri në minutat e fundit të xhiros së fundit dhe këtu e kam fjalën për Sigal Prishtinën, Trepçën dhe Bashkimin. Këto ekipe duke përfshirë edhe Pejën, sivjet kanë bërë ndryshime në skuadër dhe si duket edhe në qasje organizative duke paralajmëruar edhe një edicion interesant.
Megjithatë, pandemi me COVID 19 edhe sivjet nuk po na lënë rehat dhe një problem i madh sivjet është mungesa e palestrës për tri skuadra të elitës, dy skuadrat nga Prizreni : Bashkimin dhe Prizrenin 16 dhe RC Cola Dritën e Gjilanit.
ULPIANA
Temë kryesore e ASISTIT të parë për sivjet do të jetë shndërrimi i Palestrave Sportive Sezai Surroi në Prizren dhe Bashkim Selishta në Gjilan, në qendra të vaksinimit dhe pamundësimi që këto tri skuadra por edhe shumë skuadra të sporteve të tjera të stërviten dhe zhvillojnë garat.
AGONI
Ky është një problem i madh sidomos kur kemi parasysh se sa të varfër jemi ne në Kosovë me infrastrukturë sportive dhe përveç Prishtinës , të gjitha qytetet tjera kanë vetëm nga një Palestër ku mund të zhvillojnë garat dhe ky është një problem tejet i madh.
Për të diskutuar për këtë temë sot kemi ftuar kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskukën dhe zyrtarët e dy skuadrave prizrenase, Artan Kurtin e Bashkimit dhe Arbnor Rifatin e Prizrenit.
ULPIANA
Mirëpo fillimisht sonte do të shohim aksionin e dyfishtë të elitës së basketbollit kosovar i cili filloi garat mesjavën që shkoi kurse në vikend zhvilloj edhe xhiron e dytë… Mesjava të cilën e lam pas nesh solli përballje dhe rezultate interesante
AGONI
Sikurse thash parës, organizimi i shkëlqyeshëm i Golden Eagle Yllit, Prizrenit16 dhe Rahovecit ka motivuar edhe skuadrat e dikur Katërshes së Madhe që të organizohen shumë më mirë dhe po më duket se rezultatet po shihen që në start… Por pa e zgjat më shumë, të shohim se si rrodhi xhiroja e parë e Artmotion Superligës.
ULPIANA
Në vazhdim të shohim komplet analizat dhe raportet nga 4 ndeshjet e xhiros së parë:
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.