5-SHJA DHE MVP I JAVËS NGA XHIRO E PARË E ART MOTION SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori dhe bukuritë e reja të Artmotion Superligës në basketboll sjellin edhe 5-shen e parë më të mirë të javës dhe figura të vjetra që jemi mësua t’i shohim nga edicioni i kaluar por edhe ata që debutojnë në mesin e më të mirëve.
- Organizatori më i mirë i kësaj xhiroje ishte Ivan Koljeviq, ish plejmejkeri i Trepçës i cili u kthye në Kosovë por kësaj here në fanellën bardhe zi prizrenase. Koljeviq ishte fan-tas-tik duke shënuar 7 treshe kundër Rahovecit në njërin prej derbive të fillimit të kampionatit dhe përpak nuk realizoi triple double pasi i munguan 2 kërcime. Koljeviqi luajti me 31 pikë e 12 asistime dhe shtoi 8 kërcime. Për këto shifra të hatashme ai u vlersua me indeksin më të lartë të xhiros prej +39.
- Fundori më i mirë kte javë ishte debutuesi në 5-shen e javës, i riu prishtinas Don Polloshka i cili nuk ia la mëngu Koljeviqit sa i përket tresheve dhe realizoi 6 treshe me efikasitet prej 66% për tri pikë. Don Polloshka ishte lojtar i ndeshjes me 27 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime dhe fal kësaj performance u vlerësua me indeksin prej +30 e që ishte më i larti për një fundor realizues këtë xhiro.
- Pozita e alos më të mirë për xhiron e parë të këtij edicioni i takon ish NBA lojtarit të San Antoni Spurs, Courtney Fells që po vazhdon me lojëra të mrekullueshme tek Prizreni 16. Fells sërish pati efikasitet të jashtëzakonshëm, kësaj here prej 84% për dyshe dhe duelin e përmbylli me double double prej 29 pikë e 11 kërcimeve, shtoi 3 asistime dhe për këtë kontribut u vlerësua me indeksin prej +33 që ishte më i miri në pozitën e alos këtë xhiro.
- Alo-qendra më e mirë e kësaj jave është një i rikthyer tjetër në elitën e basketbollit kosovar por në fanellë tjetër: Daniel Lekndreaj. Ish lojtari prishtinas sivjet mbron ngjyrat e Pejës dhe në debutimin e tij për verezinjt shkëlqeu me double double monstruoz prej 14 pikëve e hiq më pak se 20 kërcimeve duke shtuar edhe 4 asistime dhe 2 topa të vjedhur për çka mori notën + 32.
- Dhe krejt në fund, në pozitën e qendrës më të mirë e xhiros së parë të Artmotion Superligës navjen figura tashmë e njohur: gjiganti prizrenas, Urim Zenelaj. Urimi ishte qendra më e mirë kte javë me indeksin më të lartë për një qendër, plus 24, dhe atë fal 15 pikëve, 7 kërcimeve, 3 asistimeve dhe 2 bllokadave.
PËSESHJA E XHIROS SË PARË: KOLJEVIQ (PZ16), POLLOSHKA (SPR), FELLS (PZ16), LEKNDREAJ (PEJ), ZENELAJ (PZ16).
MVP I XHIROS 1 – IVAN KOLJEVIQ I PRIZRENIT-16.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.