Basketboll

BISEDA ME NËN-KRYETARIN E KOMUNËS DHE DREJTUESIT E KLUBEVE NGA PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Në vazhdim ju sjellim pjesën e katërt të ASITIT 462 dhe se për çfarë bëhet fjalë, ndiqeni pjesën si vijon më poshtë…

AGONI

I pamë sekuencat nga ky incident pas të cilit reagoi klubi prizrenas ndërsa ju informojmë se këto pamje tashmë gjenden edhe në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe tek klubet e kësaj ndeshjeje kurse vendimin lidhur me këtë incident do ta merr komisari i garave i FBK-së, brenda 48 orëve pasi të ketë analizuar raportin e vëshguesit të ndeshjes dhe marr dëshmitë shtesë nga të dyja palët.

ULPIANA

Vendimi do të merret sipas të gjitha gjasave të martën dhe lidhur me këtë natyrisht se do të ju informojmë përmes ueb faqes të basketbollit në shqiptari: AsistiOnline.com

Kurse tash, koha është për temën kryesore të ASISTIT sonte: mungesën e palestrave për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve në Prizren dhe Gjilan

AGONI

Për të biseduar për këtë problem të madh i cili po i mundon skuadrat prizrenase dhe gjilanase, sot kemi nën-kryetarin e Prizrenit, Visar Shehu dhe zyrtarët e dy skuadrave prizrenase, Artan Kurtin e Bashkimit dhe Arbnor Rifatin e Prizrenit

Kurse nuk dua të harroj të them se ky problem e prek edhe Ulpianën e cila edhe sivjet ka vendosur të luaj për femrat e Bashkimit dhe gjithashtu nuk ka ku të luaj dhe stërvitet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.