AMERIKANI QË PO SHKËLQEN TE TREPÇA: NDAJ DRITËS MAKSIMUMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan që po shkëlqen në rradhët e Trepçës, Ty Cockfield është shprehur optimist i madh para duelit të skuadrës së tij me Dritën.
Në një deklarim për AsistinOnline, Cockfield ka thënë se skuadra e tij do e japë maksimumin për ta fituar ndeshjen dhe për të vazhduar ecurinë pa humbje.
”Ne do jemi pa tre lojtarë të 12shes së rregullt në këtë duel, por jemi përgatitur me grupin në maksimum dhe në parket dalim për fitore. Synimi ynë është që të vazhdojmë serinë pa humbje”, tha ai.
Dueli mes Dritës dhe Trepçës luhet sot nga ora 17:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.