Basketboll

HAJDARI FLET PËR ASISTIN, TREGON NËSE E KA KALUAR LËNDIMIN PËR SONTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Djaloshi që po shkëlqen te Prizreni 16 që nga transferimi i tij në edicionin e kaluar, Arti Hajdari ka folur për AsistinOnline para duelit të sontëm ndaj Yllit.

Basketbollisti pejan u shpreh i bindur në rezultat pozitiv, duke treguar edhe nëse do jetë i gatshëm për të luajtur pas lëndimit që e pësoi në xhiron e kaluar.

”Kemi stërvitur shumë mirë dhe do të mundohemi që të kemi paraqitje sa më të mirë, sivjet pothuajse çdo javë do të kemi derbi në Art Motion Superligë, duhet që gjithmonë të japim maksimumin në stërvitje, ti analizojmë kundërshtarët dhe të hyjmë në çdo ndeshje për fitore edhe pse në xhiron e fundin isha i lënduar, tani jam 100% dhe do hyjmë vetëm për fitore dhe shpresoj që të jetë një ndeshje e mirë për shikuesit që të kënaqen me basketboll dhe jo me incidente të tjera”.

Prizreni 16 dhe Ylli takohen sonte nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.