Basketboll

PRIZRENI 16 RIKTHEHET TE FITORET, THELLON KRIZËN E YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 e ka mposhtur Golden Eagle Yllin në duelin që ishte cilësuar si derbi i xhiros së tretë.

Prizrenasit e kanë mposhtur Yllin me rezultat të thellë 107-80 dhe janë rikthyer te fitoret, derisa te Ylli është thelluar kriza.

Çereku i parë i takoi Yllit 24-25, derisa Ponte Prizreni e fitoi të dytin 27-19 dhe që nga kjo periodë më nuk e lëshoi epëesinë, përveçse e thelloi atë në periodat tre dhe katër(29-15, 27-21) e fitorja erdhi zakonshëm.

Individët më të dalluar në këtë fitore të thellë të Prizrenit 16 sonte ishin, Courtney Fells me 27 pikë, Arti Hajdari me 24, Ty Nichols me 17, Ivan Koljeviq me 15, Trevor Manuel me 11 e Rilind Krasniqi me 10 sosh.

Derisa te Ylli pikë dyshifrore realizuan, Erjon Kastrati(22), Ardit Pepaj(17) e Brandon Randolph(13).

Prizreni 16 tash ka 2 fitore e 1 humbje, derisa Ylli mbetet ende pa fitore në stinorin e ri dhe me 3 humbje rresht.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.