Basketboll

RIFATI: DUELET ME YLLIN GJITHMONË JANË DERBI TË VËRTETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri karizmatik i Prizrenit 16, Arbnor Rifati e ka cilësuar si derbi të madh duelin e sontëm ndaj Yllit.

Në një prononcim për AsistinOnline, Rifati tha se me Yllin gjithmonë ka rivalitet të madh, derisa përkundër situatës jo të mirë me lëndime e synojnë fitore.

”Sa herë luajmë ne Yllin nuk ka dyshim që ekipa jonë këtë e llogarit si derbi të vërtetë, kur dihet që në vitet e fundit sa herë jemi takuar, detajet e kanë vendosur ndeshjen. Por ne sigurisht se do hyjmë në ndeshje për fitore si çdo ndeshje tjetër, jam i gëzuar që Arti Hajdari është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvit mirë, ndërsa Blend Matoshi ka pasur pak komplikime shëndetësore pas vaksinimit, por deri të shtunën besojmë se do jemi të kompletuar”, tha Rifati.

Derbi mes Prizrenit 16 dhe Yllit luhet sonte nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.