Basketboll

DERBI I SË DIELËS NË ”KARAGAÇ” TË PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i ditës së dytë në xhiron e tretë të ArtMotion Superligës së Kosovës zhvillohet sot në Pejë.

Vendasit nga ”Karagaçi” të motivuar me dy fitore rresht nga xhirot e para, synojnë fitoren ndaj Rahovecit që deri tani ka 1 fitore e 1 humbje.

Të dyja ekipet me përforcimet që kanë bërë e synojnë fitoren dhe trofetë sivjet.

Kjo ndeshje starton sot nga ora 17:00 dhe transmetohet në njërën prej kanaleve të Art Sport si dhe Klan Kosova.

Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.