DERBI I TAKOI PEJËS QË MPOSHTI RAHOVECIN DHE RIKTHEU KREUN
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar edhe ndeshjen e tretë rresht në Art Motion Superligën e Kosovës.
Pejanët kanë mposhtur në shtëpi Rahovecin me rezultat 101-80 në duelin që u cilësua si një prej derbive të xhiros së tretë.
Ndeshja nisi shumë ngushtë me çerekun e parë që u mbyll baraz 23-23, derisa i dyti i takoi Pejës 24-13 e cila shkoi në pushim me 11 pikë avantazh(47-36).
Edhe çereku i dytë i takoi Pejës 27-20 që thelloi rezultatin dhe nisi periodën finale më qetë. Derisa çereku i fundit nuk luajti shumë rol edhe pse ishte më i ngushtë(27-25).
Lojë të shkëlqyer në fitoren e Pejës sonte patën, Henrik Shirko me 20 pikë, Stephen Maxwell me 19 pikë, Dardan Berisha e Erdem Ilter me nga 16 pikë dhe Arian Qallaku me 10 sosh.
Te Rahoveci assesi të mjaftojnë për fitore, Milik Yarbrough me 25 pikë, Eric Davis Jr me 20, Altin Morina me 15 e Fis Rugova me 10 sosh.
Në xhiron e rradhës, Peja i shkon Trepçës e Rahoveci e pret Bashkimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.