Basketboll

“ENDE NUK JEMI KOMPONUAR SI DUHET, POR MAKSIMUMIN PËR FITORE”

Prishtinë(AsistiOnline) – Tekniku grek i Rahovecit, Fotis Takianos është shprehur i rezervuar në lidhje me duelin ndaj Pejës në ArtMotion Superligë.

Takianos ka thënë se e cilëson si derbi, por që dy skuadrat ende nuk janë gati për tu listuar si ekipe taman favorite për trofe.

”Jam dakord që është një derbi por në fillim të sezonit me skuadrat ende jo gati në pjesën kryesore të listës favorite. Kjo rrit shkallën e vështirësisë kryesisht për ekipin tonë. Ne investojmë në faktin se punojmë shumë në fushë dhe përpiqemi pavarësisht nga vështirësitë, që duhet të përgatitemi sa më mirë për këtë ndeshje në mënyrë që të kërkojmë shanset që kemi për fitoren. Unë jam optimist se do të dalim konkurrues, të fokusuar dhe të pasionuar pë fitore”.

Rahoveci udhëton sot për tu përballur me Pejën, duel i cili fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport e Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.