MBYLLET SUPER-NDESHJA PAS VAZHDIMEVE, KJO SKUADËR DOLI FITUESE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar derbin e rivalëve të vjetër ndaj Bashkimit sonte.
Prishtinasit si mysafirë e kanë mposhtur Bashkimin që po i zhvillon duelet në Rahovec derisa të lirohet palestra e tyre, derisa epilogu final i duelit ishte 104-105(91-91).
Sigal Prishtina ishte skuadra që e kontrolloi çerekun e parë(21-32), derisa në të dytin Bashkimi u këndell dhe e fitoi(24-14) dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 45-46.
Në pjesën e dytë, Bashkimi e vazhdoi formën e mirë duke fituar çerekun e tretë 22-17, por kjo nuk mjaftoi për fitore ngase Prishtina e fitoi periodën e katërt 14-18 dhe e dërgoi duelin në vazhdime(91-91).
Pikë dyshifrore në fitoren e Prishtinës sonte realizuan, Lejson Zeqiri(30), Nikolas Tomsick(26), Jan Palokaj(13) e Jetmir Zeqiri(11).
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Julien Lewis me 27 pikë, Immanuel King me 21, Valon Bunjaku me 16, Andi Shehu me 11, si dhe Avi Toomer e Edmond Kryeziu me nga 10 sosh.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Rahovecit e Sigal Prishtina ndeshet me Yllin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.