Basketboll

RUGOVA: NDESHJE E VËSHTIRË, POR DO JAPIM ATOMIN E FUNDIT PËR FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët kryesorë vendorë te Rahoveci sivjet, Fisnik Rugova është prononcuar para duelit derbi me Pejën sot.

Në deklarimin e tij për AsistinOnline, Rugova tha se i pret një ndeshje e vështirë, por që do japin gjithçka nga vetja për të triumfuar.

”Na pret një ndeshje e vështirë në Pejë, pasiqë ata po kalojnë në një formë të mirë, derisa ne kemi disa vështirësi me lëndime me disa lojtarë në stërvitje, mendoj që duhet të komponohemi më shume si ekip, besojmë në sukses në lojën e ardhshme do japim çdo gjë nga vetja dhe një fitore në fund”, u shpreh Fisi.

Dueli mes Rahovecit dhe Pejës zhvillohet sot nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport e Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.