Basketboll

SHEHU: JEMI TË BASHKUAR DHE KEMI PUNUAR PËR TË TRIUMFUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti vendor i Bashkimit, Andi Shehu nuk po e sheh aspak të lehtë përballjen e sontme me Prishtinën.

I prononcuar para ndeshjes për AsistinOnline, Shehu tha se po e japin maksimumin në stërvitje edhe pse po punojnë në sallë të vogël, ndërsa sa i përket kundërshtarit e sheh si problematik, por beson në fitore.

”Duke marrë parasysh se jemi pa sallë dhe jemi duke ushtruar në sallë të një shkolle, jemi duke e dhënë maksimumin për tu përgatitur për ndeshjen e ardhshme ku fatkeqësisht luajmë si vendas në Rahovec. Prishtina ka një ekip të mire, ne e kemi analizuar lojën e Prishtinës, po sidoqoftë nuk do të jetë e lehtë për as njërin ekip. Ne jemi të motivuar dhe kemi një atmosferë të mirë në ekip ku unë besoj në bashkëlojtarët e mi që do ta japim maksimumin, bashkarisht do të dalim në parket për fitore”, potencoi Shehu.

Bashkimi dhe Prishtina ndeshen sonte në Rahovec nga ora 19:00 dhe dueli transmetohet në njërën prej kanaleve të Artmotion në sport.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.