Basketboll

SHIRKO DEKLAROHET KËSHTU PARA DUELIT ME RAHOVECIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Henrik Shirko është nga lojtarët kryesorë te Peja sivjet në betejat që ata do ti zhvillojnë për trofe.

Në prononcimin e tij për AsistinOnline para duelit, Shirko është shprehur i bindur se do të dalin fitues, derisa e ka lavdëruar edhe Rahovecin për ekipin e krijuar.

”Ne fillojmë sezonin me 2 fitore nga 2 ndeshje të luajtura. Ekipi i së dielës Rahoveci po vjen, ekip me shumë lojtarë të mirë vendas dhe të huaj. Duhet të luajmë lojën tonë, kemi bërë përgatitjet e duhura dhe do jetë ndeshje me rëndësi për ne. Do të japim maksimumin tonë në atë ndeshje dhe ajo skuadër që luan më mirë fiton”, u shpreh Shirko.

Peja takohet me Rahovecin sot nga ora 17:00 dhe ky duel transmetohet direkt në Art Sport dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.