Basketboll

EDONI LOJTARI KRYESOR NË EDHE NJË FITORE TË DEN BOSCHIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Djaloshi fantastik nga Kosova, Edon Maxhuni po vazhdon të shëndrit në fitoret e Den Boschit në stinorin e ri të basketbollit elitar holandez.

Basketbollisti 23 vjeçar ka qenë më meritori sonte në fitoren e ekipit nga Haga 83-90 ndaj Leeuwardenit në elitën holandeze.

22 pikë, 5 asiste e 2 kërcime i realizoi sonte Maxhuni në këtë fitore të ekipit të tij, duke siguruar fitoren e tretë me rradhë që nga fillimi i startit të garës për skuadrën.

Të kujtojmë se edhe në dy ndeshjet e para, ai kishte qenë lojtari më i mirë i skuadrës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.