Basketboll

PAS RIKTHIMIT NË ELITË, TREPÇA PËRFORCOHET ME LOJTARE TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas rikthimit në elitën e basketbollit kosovar femëror me Wild Card, skuadra e Trepçës tash është përforcuar edhe me një lojtare të huaj.

Mitrovicaset do të kenë në krahët e veta fundoren amerikane, Ta’Sharra Jeffries.

Amerikanja në fjalë është e gjatë 170 centimetra dhe luan në pozitën 1.

Tek Trepça Jeffries vije nga skuadra amerikane, ”Oakland Warriors” tek të cilët luajti me mesatare impresive prej 31.2 pikëve, 6.8 kërcimeve, 1.4 asisteve e 1.4 vjedhje topash për ndeshje.

Kjo lojtare është përforcimi i parë i huaj për vashat mitrovicase.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.