Basketboll

SKUADRAT LIDERE NESËR E HAPIN XHIRON E KATËRT TË ART MOTION SUPERLIGËS

Java e katërt në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë të enjten (nesër) me duelin ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Këto dy skuadra janë të vetmet të pamposhtura deri më tani në elitën e basketbollit, me tri fitore në tri ndeshje.

Klasikja e basketbollit pritet të dhurojë një ndeshje të bukur, duke marrë parasysh formën e mirë të këtyre dy skuadrave, si dhe traditën që kanë këto dy skuadra në basketbollin e Kosovës.

Pejanët në tri xhirot e para kanë mundur Bashkimin, Sigal Prishtinën dhe Rahovecin, kurse mitrovicasit kanë triumfuar ndaj Golden Eagle Yllin, Prizrenin 16 dhe RC Cola Dritën.

Sfidat tjera të xhiros së katërt zhvillohen në fundjavë, ku priten takime interesante, sidomos ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Java 4

E enjte

19:00 Trepça – Peja

E shtunë

17:15 Rahoveci – Bashkimi

19:00 Prizreni 16 – RC Cola Drita

E diel

17:15 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.