Basketboll

SONTE FILLON EDICIONI I RI I EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të fillojë stinori i ri i Euroligës 2021/22.

18 skuadra do të garojnë sivjet në ligën më të fortë ndërkombëtare të basketbollit në Evropë, duke e bërë atë shumë interesante dhe tërheqëse për shikuesit.

Ndeshjet me të cilat hapet stinori sonte janë:

19:00 – Monaco – Panathinaikos.
20:05 – Maccabi Tel Aviv – Bayern.
20:30 – Olimpia Milano – CSKA Moscow.
20:45 – Real Madrid – Anadolu Efes.

Edhe sivjet tetë skuadra kualifikohen në ”play off”, derisa të tjerat mbyllin edicionin me pjesën e rregullt. ”Final Four” i këtij edicioni do të mbahet përsëri në Gjermani, por sivjet në ”Mercedes-Benz Arena” të Berlinit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.