Basketboll

TAMAS BRUCE LARGOHET NGA YLLI DHE GJEN MENJËHERË SKUADRËN E RE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Qendrës amerikane, Tamas Bruce nuk i ka zgjatur shumë aventura te kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli.

Bruce është liruar nga ekipi i Yllit, për shkak se nuk ka arritur pritshmëritë e trajnerit, por edhe të drejtuesve të ekipit.

Me t’u largua nga Ylli, Bruce menjëherë është bërë me skuadër të dhe ka kaluar te kampionaja aktuale e Shqipërisë, Teuta e Durrësit.

Në dy ndeshje të elitës kosovare me Yllin, Bruce pati mesatare prej 7 pikëve, 3.5 kërcimeve e 1 asisti për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.