Basketboll

‘VRESHTARËT’ PËRBALLË PRIZRENASVE, DERBI I DITËS SË SOTME

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të vazhdojë me ndeshjet e rradhës xhiro e katërt e ArtMotion Superligës së Kosovës.

Dueli që llogaritet prej derbive të xhiros është ai në mes të Rahovecit dhe Bashkimit.

Skuadrat në fjalë sivjet kanë kryer transfere cilësore dhe me to synojnë pjesën e lartë të tabelës edhe pse nuk e kanë nisur stinorin ashtu si dëshiruan.

Në tabelë ndajnë pozitat 4(Rahoveci) dhe 5(Bashkimi) me pikë të barabarta nga katër.

Ky duel që luhet sot nga ora 17:15 në ”Mizahir Isma” të Rahovecit, transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.