PENZA FITON SUPERKUPËN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza është fituese e Superkupës së Kosovës për sivjet.
Vashat pejane kanë triumfuar në finalen e madhe ndaj KBF Prishtinës me rezultat 77-71.
Ishte kjo një finale shumë interesante me Penzën që e fitoi çerekun e parë 22-16, derisa i dyti i takoi ngushtë Prishtinës 17-18 dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Penzës 39-34.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë mes skuadrave me Prishtinën që e fitoi ngushtë periodën e tretë 19-20, Penza e fitoi ngushtë poashtu periodën finale 19-17 e cila i shërbeu për ta konfirmuar fitoren e sontme dhe triumfin me trofe.
Kapitenja legjendare e Penzës, Valbona Bytyqi ishte më meritorja pse pejanet sonte u stolisën me këtë trofe me 23 pikë, 17 kërcime, 5 asiste e 1 vjedhje topi, derisa u ndihmua edhe nga dy amerikanet, Briana Williams me 21 pikë e Cheah Rael Witsiit me 19 pikë e 16 kërcime.
Te Prishtina s’mjaftuan assesi për fitore, Sarah Mgbeike me 27 pikë, Aisia Robertson me 15 pikë, Arbnore Përçuku me 14 e Diellza Dekaj me 10 sosh.
Kjo fitore i solli Penzës fitimin e Superkupës së Kosovës në kategorinë e femrave për këtë edicion.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.