NJËRA PREJ SKUADRAVE KOSOVARE TËRHIQET NGA LIGA BALLKANIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës sivjet nuk do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike.
Përkundër se kishte konfirmuar pjesënarrjen në këtë kompeticion, skuadra pejane megjithëkëtë ka refuzuar të konfirmojë orarin e garave dhe është tërhequr mga gara sipas njoftimit të BIBL.
“KB Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Ballkan Ligës. Ky vendim u mor sot nga Drejtori Sportiv i garës, z.Shay Shtriks. Z. Shtriks foli sot me presidentin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, z. Arben Fetahu dhe i shpjegoi vendimin e tij. KB Peja refuzoi të konfirmojë orarin zyrtar të garës si dhe të përmbushë të gjitha obligimet e tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara”, thuhet në njoftimin zyrtar të BIBL-së.
Nga ekipet kosovare në BIBL tash do të luajë vetëm KB Prishtina.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.