5-SHJA DHE MVP I JAVËS (XHIRO 4)
DAVIS JR. (RAH), TMUSHIQ (GEY), LEWIS (BASH), G.MORINA (GEY), MANUEL (PZ16)
Pesëshja e xhiros katër ishte përplot me performansa fantastike individuale dhe më e vështira për t’u zgjedhur ndoshta, në dekadën e fundit
Për pozitën e organizatorit më të mirë ishte beteja e jashtëzakonshme ndërmjet Brandon Randolphit të GE Yllit dhe Eric Davis Jr. të Bashkimit por në fund ngadhënjeu plejmejkeri i portokallinjve që ishte vendimtar në fitoren e madhe të skuadrës së tij kundër Rahovecit dhe njëherësh koshashënuesi më efikas i xhiros me 43 pikë dhe atë me efikasitet kozmik. Davis qëlloi 9 nga 10 gjuajtjet e lira, 8 nga 11 dypikëshat dhe 6 nga 12 treshet e tentuara duke shtuar 3 kërcime, 4 asistime dhe 2 topa të vjedhur për çka u notua me indeksin prej plus 39, më të lartin për një plejmejker në xhiron katër të Artmotion Superligës.
Fundori realizues më i mirë kte javë ishte reprezentuesi kosovar , Mikaile Tmushiqi i Golden Eagle Yllit me 30 pikët e tij dhe efikasitet gjithashtu fantastiko shkencor. Tmushiqi ndaj ish skuadrës së vet realizoi 7 treshe nga 9 tentime dhe katër nga 6 dyshe, duke rëmbyer 7 topa nën kosh dhe asistuar 4 herë. Për këtë, Tmushiqi u vlerësua me indeksin fenomenal prej plus 35.
Pozita e alos më të mirë për xhiron e katërt i takoi Julien Luisit të Bashkimit i cili ishte më i merituari për fitoren e skuadrës së tij ndaj Rahovecit. Luis ishte fantastik me 27 pikë, prej tyre 6 treshe dhe njëherësh shtoi 8 kërcime, 4 asistime dhe vodhi 3 topa për indeksin më të lartë për një lojtar krahu kte xhiro, +32.
Alo-qendra më e mirë e xhiros së katërt shpallet Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit që shkëlqeu ndaj Prishtinës me 19 pikë, prej tyre 3 treshe, 9 kërcime, 4 asistime dhe nga një top të vjedhur e bllokadë. Gëzimi dominoi absolutisht në pozitën e tij dhe u notua me indeksin më të lartë për një aloqendër kte javë, plus 27.
Krejt në fund, lojtari i cili nuk u lavdërua shumw tek Prizreni 16, qendra Trevor Manuel por i cili kte javë eksplodoi me double double monstruoz prej 24 pikëve e 17 kërcimeve, duke vjedh 2 topa dhe shpërndarë 2 banane kurse efikasitetin e pati gati perfekt. Manuel shënoi të gjitha 6 gjuajtjet e lira, qëlloi të dy tentimet për tri pikë dhe 6 nga 7 tentimet për dyshe. Faktikisht nga të gjitha tentimet në kte lojë, ai huqi vetëm një dhe për këtë shfaqje fan-tastiko shkencore u vlerësua me indeksin e jashtëzakonshëm prej plus 41
MVP I XHIROS 4: TREVOR MANUEL (PRIZRENI 16)
Beteja për epitetin e MVP-s së xhiros së katërt ishte e madhe ndërmjet të Davis Jr. të Rahovecit dhe Manuelit të Prizrenit 16 megjithatë në fund, për një nuancë më i mirë ishte Trevor manual me statistikat e tij kozmike dhe double doublein monstruoz prej 24 pikëve e 17 kërcimeve dhe efikasitetin gati per-fekt pasi huqi vetëm një tentim nga gjitha pozitat e mundshme. Duke qëlluar dy treshe nga po aq tentime dhe të gjitha 6 gjuajtjet e lira , ndërsa huqi vetëm një nga 7 dypikëshat…Trevor Manuel i Prizrenit 16 shpallet Lojtar i Javës në ASIST.
VIDEO: PESËSHJA DHE MVP I XHIROS 4
Komentet janë të mbyllura.