Basketboll

KBF PRISHTINA FINALISTJA E PARË NË SUPERKUPËN MBARËKOMBËTARE

Prishtina e ka mundur Partizanin 73:76 (19:24, 22:18, 9:19, 23:15), për tu kualifikuar në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave.

Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi në çerekun e parë, ku më e larta ishte dhjetë pikë, 12:22, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:24. Partizani u kundërpërgjigj menjëherë në periudhën e dytë, duke përmbysur rezultatin në 25:24.

Skuadra nga Tirana e nisi më mirë periudhën e dytë, duke pasur epërsi 40:31, por përgjigja e Prishtinës nuk vonoi dhe me një seri të suksesshme e përmbyll pjesën e parë 41:42.

Vashat prishtinase vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke ngritur epërsinë, ku më e larta ishte 48:61, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 50:61. Prishtina në 10 minutat e fundit ishte në epërsi deri në 15 pikë, por skuadra nga Tirana nuk u dorëzua dhe afroi rezultatin në 73:75, kurse Prishtina triumfoi 73:76.

Prishtina në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Flamurtari-Penza, që zhvillohet nga ora 19:00.

/LigaUnike/

Komentet janë të mbyllura.