PEJA TRIUMFON NDAJ DRITËS, POR JO LEHTË
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar përballjen e xhiros së gjashtë ndaj Dritës.
Pejanët triumfuan në cilësinë e mysafirit ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 81-91, duel ky i vlefshëm për xhiron e gjashtë të ArtMotion Superligës së Kosovës.
Ishte ky një duel jo edhe aq i lehtë për verdhezinjët që hasën në rezistencë nga gjilanasit sidomos në pjesën e dytë, pasiqë pjesa e parë ju takoi pejanëve(10-20, 23-26), derisa periodat tre dhe katër i takuan ngushtë Dritës(23-22, 25-23), por deficiti nga çereku i parë sidomos ju kushtoi me humbje dhe Peja iu gëzua me meritë fitores.
Alan Arnett që debutoi sonte me fanelën e Pejës, ishte më efikasi me 23 pikë e 16 kërcime, ndihmuar edhe nga Dardan Berisha me 20 pikë, Stephen Maxwell me 19, Erdem Ilter me 12 e Arian Qallaku me 11 sosh.
Te Drita s’mjaftuan assesi për fitore, Marcus Myers me 25 pikë, Isaiah Johnson me 16, Arian Mehmeti me 15, Qëndrim Demi me 13 e Bardh Jakupi me 11 sosh.
Në xhiron e shtatë, Peja e pret Golden Eagle Yllin e Drita i shkon Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.