PENZA HYN NË HISTORI, FITON SUPERKUPËN MBARËKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e Pejës është fituese e edicionit të parë të Superkupës mbarëkombëtare në konkurencën e femrave.
Vashat pejane kanë triumfuar ndaj atyre prishtinase me rezultat 65-71 në finalen e madhe të kësaj gare që sivjet u organizua për herë të parë në histori.
Ishte ekipi i Prishtinës ai që e pati avantazhin në pjesën e parë(28-21, 13-15) dhe shkoi në pushim me epërsi 41-36, derisa në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe Penza fillimisht e fitoi çerekun e tretë(11-21) derisa fitoren e vulosi në periodën finale(13-14).
Vashat më të dalluara në këtë fitore historike të Penzës sonte ishin, Rael Whitsitt me double-double 21 pikë e 14 kërcime, Briana Williams me 14 pikë, Ioona Mckenzie poashtu me double-double 12 pikë e 13 kërcime dhe Valbona Bytyqi poashtu me double-double 11 pikë e 11 kërcime e Sihana Ramoja që shtoi 10 pikë.
Te Prishtina s’mjaftuan assesi për një fitore eventuale, Sarah Mgbeike me 21 pikë e 16 kërcime, Arbnore Përçuku me 18 pikë e 11 kërcime dhe Aisia Robertson me 16 pikë.
Ky turne ambicioz u mbajt në Vlorë, derisa Penza e fitoi trofeun e dytë rresht këtë stinor pas atij të Superkupës së Kosovës ditë më parë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.