Basketboll

KAMPIONËT E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË NË SFIDËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Superkupës Mbarëkombëtare mes ekipeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Përballja e parë zhvillohet mes skuadrave kampione të të dyja shteteve, Teutës së Durrësit dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda.

Pikërisht në qytetin bregdetar të Durrësit do të përballen, Teuta dhe Golden Eagle Ylli.

Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës. Sfida pritet të jetë shumë interesante me të dy skuadrat që e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

16 Tetor – SONTE

Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala”

17:00 Teuta – Golden Eagle Ylli

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.