Basketboll

KAMPIONJA ME 75 DIFERENCË NDAJ VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale në elitën e femrave, Penza e ka arritur fitoren e dytë rresht në stinorin e ri të basketbollit kosovar.

Vashat pejane kanë triumfuar pa ndonjë telashe ndaj Vëllaznimit me rezultat tepër të thellë 110-35.

Me dominim total në të gjithë çerekët(24-5, 28-13, 32-6, 26-11), Penza nuk pati asnjë telashe sonte dhe me plotë meritë triumfoi ndaj Vëllaznimit që sivjet nuk është as hije e skuadrës së sezonit të kaluar, që i’u bënte shumë telashe kundërshtareve.

Të gjitha lojtaret që luajtën arritën të shënojnë pikë te Penza sonte, derisa më të dalluarat ishin, Rael Whitsitt me 27 pikë e 17 kërcime, Briana Williams me 19 pikë, 11 asiste e 9 kërcime, Ermelinda Gjuka me 21 pikë e 15 kërcime, Ioona Mckenzie me 17 pikë e 18 kërcime, si dhe Melita Luci që shtoi 15 pikë.

Te Vëllaznimi vetëm një lojtare arriti pikë dyshifrore, Rina Hoda(14), derisa 7 e 6 sosh i shënuan, Fitore Mersula dhe Anila Selmani.

Në xhiron e rradhës, Penza takohet me Bashkimin në derbin e xhiros e Vëllaznimi duelon me Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.