PRISHTINA MPOSHT VLLAZNINË DHE ARRIN FINALEN E SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Finale kosovare në Superkupën Mbarëkombëtare.
Skuadra kosovare e Sigal Prishtinës e ka mposhtur Vllazninë e Shkodrës në gjysmëfinale të Superkupës Mbarëkombëtare me rezultat 72-80.
Vllaznia e nisi shumë më mirë këtë përballje duke e fituar çerekun e parë 26-16, por Prishtina u rikthye shpejtë në lojë dhe e fitoi të dytin 17-23 e pjesa e parë e sfidës u mbyll 43-39 në të mirë të shkodranëve.
Loja e mirë e kryeqytetasve nga Kosova vazhdoi edhe në pjesën e dytë, sepse ata fituan fillimisht çerekun e tretë 15-21 e fitoren e vulosën në periudhën e fundit të cilën e fituan(15-21).
Për këtë fitore të Prishtinës me vlerë të finales, sonte u dalluan Nikolas Tomsick me 21 pikë, Lejson Zeqiri me double-double(15pk, 10krc), Meriton Ismaili me 15 pikë dhe Dachon Burke me 14 sosh.
Tek Vllaznia vetëm dy basketbollistët amerikanë arritën pikë dyshifrore, Johnathan Stove me 22 e Justin Bessard me 20 sosh.
Në finale të këtij turneu me rëndësi të madhe, Prishtina takohet me skuadrën tjetër nga Kosova, Golden Eagle Ylli.
Finalja e nesërme luhet nga ora ora 19:00 në Shkodër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.