Basketboll

DERBI I XHIROS NË ”KARAGAÇI”, NËN-KAMPIONI PËRBALLË KAMPIONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-përballje na pret sonte në mbyllje të xhiros së shtatë të ArtMotion Superligës së Kosovës.

Dy finalistët e ”play off”-it të elitës kosovare në edicionin e kaluar, Peja dhe Ylli takohen sonte në ”Karagaç” për të vazhduar ecurinë pozitive nga dy xhirot e fundit.

Në total sivjet, pejanët janë në vendin e parë me pesë fitore dhe një humbje, kurse Ylli pas tri humbjeve, ka shënuar tri fitore ne radhë.

Ky super-duel që luhet sot nga ora 19:00, transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.