Basketboll

PRIZRENI 16 GJEN ZËVENDËSIN E TY NICHOLSIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prizrenit 16 tashmë e ka gjetur zëvendësimin për Ty Nicholsin e larguar në elitën çeke.

Ekipi i drejtuar nga Arbnor Rifati ka shtuar në rradhët e veta fundorin amerikan, Michael Green.

Basketbollisti në fjalë është i gjatë 1.90 centimetra dhe luan në pozitat 2/3. Edicionin e kaluar ishte pa skuadër, derisa në stinorët 2018/20 ishte pjesë e kolegjit amerikan nga NCAA1 ”Mississippi Valley State” me të cilët luajti me mesatare, 17.6 pikë, 2.7 kërcime, 1.7 asiste e 1.3 topa të vjedhur për ndeshje(2019/20).

Për Greenin, Prizreni do jetë aventura e parë jashtë SHBA-ve, derisa ai veçse ka debutuar me bardhezinjët mbrëmë kundër Prishtinës dhe ka zhvilluar 21 minuta në parket, duke realizuar 12 pikë, 4 kërcime, 3 asiste e 1 vjedhje topi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.