Basketboll

MBYLLET NDESHJA E PARË E LIGËS UNIKE, TIRANA MPOSHT RAHOVECIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Tashmë është mbyllur ndeshja e parë dhe historike e stinorit të parë të Ligës Unike të basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar, Tirana ka arritur fitore ndaj skuadrës kosovare të Rahovecit me rezultat përfundimtar 79-74.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante me Tiranën që e fitoi bindshëm periodën e parë 22-11, ndërsa e dyta i takoi ngushtë Rahovecit 18-20 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40-31 në favorin e vendasve nga Tirana.

Në periodën e dytë, Rahoveci u rikthye fuqishëm në lojë duke e fituar çerekun e tretë 13-25 dhe nisi periodën vendimtare në avantazh(53-56). Por në këtë çerek të fundit, Tirana u rikthye në lojë duke e fituar atë(26-18) i cili i dhuroi fitoren e merituar në këtë takim.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të Tiranës sonte, Endrit Hysenagolli që kishte double-double prej 24 pikëve e 18 kërcimeve, Eldi Hysa e Juljan Hamati patën nga 19 pikë, si dhe Redi Vogli që shtoi 13 sosh.

Te Rahoveci nuk mjaftuan për fitore, Milik Yarbrough me 21 pikë, Musab Mala me 18 dhe Nick Banyard me 13 sosh.

Në xhiron e dytë të Ligës Unike, Tirana e pret Prizrenin 16 e Rahoveci luan ndaj Teutës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.