Basketboll

TIRANA MIKËPRITËSE E RAHOVECIT NË DUELIN HAPËS TË LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme starton me ndeshje sezoni i parë dhe historik i Ligës Unike në formë të kampionatit.

Ndeshja hapëse e këtij stinori zhvillohet sot në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.

Skuadra e Tiranës në këtë sfidë do të ndeshet me ekipin kosovar të Rahovecit, duel ky i cili fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në RTSH.

Tirana e ka nisur sezonin në elitën shqiptare me 1 fitore e 1 humbje, derisa Rahoveci ka bilanc negativ prej 6 humbjeve e vetëm 1 fitore në kampionatin e Kosovës.

Përkundër rezultateve jo të mira në këtë fillim stinor, të dyja ekipet sot premtojnë të zhvillojnë ndeshje dinjitoze dhe interesante për syrin e publikut.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.